Numri i madh i lexuesve bllokon qasjen e albinfo.ch

Që prej tri ditësh, për shkak të dështimit të serverit, të shkaktuar nga numri i madh i lexuesve, faqja e albinfo.ch po has me një sërë problemesh që kanë të bëjnë me mosqasje ose me qasje të ngadalshme.

Prandaj albinfo.ch u kërkon ndjesë lexuesve të saj për këtë bezdisje dhe i bën me dije që të gjitha mundësitë tashmë janë ndërmarrë për të zgjidhur sa më shpejt këtë problem.