Kosova
Numri i udhëtarëve në Aeroportin e Prishtinës shënon rritje rekorde
Liberalizimi i vizave që nga janari i vitit të kaluar, shtimi i linjave ajrore dhe pushimet e mërgimtarëve kanë ndikuar që Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” të ketë fluks më të madh të pasagjerëve. Pas rritjeve rekorde në muajt e parë të vitit, trendi pozitiv ka vazhduar edhe gjatë qershorit dhe korrikut.
Sipas të dhënave zyrtare, krahasuar me korrikun e vitit 2024, këtë vit numri i pasagjerëve është rritur për 9.24%, ndërsa fluturimet për 8.11%, transmeton albinfo.ch.
“Vetëm në korrik kemi shënuar rritje të dukshme të udhëtarëve dhe fluturimeve, krahasuar me një vit më parë”, njoftoi drejtoria e aeroportit, duke shtuar se udhëtarët duhet të mbërrijnë të paktën tre orë para nisjes për të shmangur pritjet e gjata në procedurat e check-in-it dhe të sigurisë.
Edhe qershori ka qenë muaj rekord: janë regjistruar 1,227 fluturime, përballë 1,068 sa ishin vitin e kaluar një rritje prej 14.9%. Numri i udhëtarëve në të njëjtin muaj arriti në 392,165, apo 17.1% më shumë se në qershorin 2024. Prej tyre, mbi 205 mijë ishin në ardhje dhe 186 mijë në shkuarje.
Aktualisht aeroporti kryen deri në 100 fluturime në ditë, ku ditët më të ngarkuara mbeten e mërkura, e shtuna dhe e diela. Për të përballuar fluksin, vitin e kaluar janë shtuar katër porta të reja dhe është vënë në funksion sistemi i Self Check-in dhe Self Bag Drop, me 6 kioska për regjistrim të udhëtarëve dhe 10 pika për dorëzim të valixheve.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg Gruaja 61-vjeçare humbi jetën pasi kabina e teleferikut u rrëzua; autoritetet hetojnë shkaqet e aksidentit... -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi














