Lajme
Numri i viktimave nga koronavirusi arrin në 563
Rreth 563 viktima janë regjistruar deri më tani për shkak të koronavirusit
Gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi në Kinë kanë vdekur edhe 73 persona, me të cilët numri i përgjithshëm i viktimave nga infektimi u rrit në 563, kumtoi sot Komisioni Nacional Shëndetësor kinez.
Komisioni shton se janë regjistruar edhe 3.694 raste të reja të sëmundjes, tani numri i të infektuarve me virus arrin gjithsej 38.018 persona, njoftuan mediat britanike.
Trupat e pajetë të viktimave të koronavirusit duhet të digjen në afërsi të vendit ku kanë vdekur. Varrimi dhe të gjitha ritet e tjera janë të ndaluara, sipas autoriteteve kineze.
Trupat e infektuar nuk guxojnë të transportohen në një rajon tjetër, e as të varrosen, kanë bërë të ditur zyrtarë të Komisionit Nacional për Shëndetësi.
Ata fillimisht duhet dezinfektuar dhe të futen nëpër thasë që më pas të vulosen nga punonjësit shëndetësorë, ku nga ai moment nuk guxojnë më të hapen.
E personat e angazhuar për djegien e trupave do ta kryejnë punën e tyre me rroba speciale, që gjithashtu do të kenë mjete të veçanta transportuese.
Trupat duhet transportuar gjatë një linje të definuar në detaje, dhe me të mbërritur në vendin e ngjarjes, do të digjen sipas instruksioneve të dhëna nga autoritetet përkatëse.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud











