Kosova
Numri më i ri i albinfo.ch i kushtohet Pavarësisë së Kosovës dhe majave kulturore e sportive të saj
Albinfo.ch ka zhvilluar intervista ekskluzive me dy yje ndërkombëtarë nga Kosova: Tenorin Rame Lahaj dhe alpinisten, Uta Ibrahimi
Numri i ri i revistës albinfo.ch, i parim për këtë vit që posa ka dalë nga shtypi sjell për lexuesit një larushi temash ku mbizotëron tema e përvjetorit të 18-të të Pavarësisë së Kosovës.
Me festën e pavarësisë së vendit lidhen në mënyrë të pashkëputshme intervistat ekskluzive që albinfo.ch ka zhvilluar me dy yje ndërkombëtarë nga Kosova, me arritje të shquara në fushat ku veprojnë. Fjala është për tenorin me njohje ndërkombëtare, Rame Lahajn dhe alpinisten ndër më të mëdha në botë, po ashtu nga Kosova, Uta Ibrahimi.
Rame Lahaj në intervistën që i ka dhënë revistës sonë flet për zhvillimin e tij si tenor i shquar që ka dalë në skenën botërore nga një ambient me kushte modeste, çfarë është Kosova. Ai tregon po shtu hollësi rreth punës së fondacionit që ka krijuar, që mban emrin e tij. Dhe së fundi, Lahaj shpalos edhe programin e paraqitjes së tij të parë në Zvicër, që do të bëhet më 18 shkurt në Gjenevë dhe që i kushtohet DItës së Pavarësisë së Kosovës.
Uta Ibrahimi, kosovarja që duke pushtuar 14 majat mbi 8000 metra të larta ka të Himalajave ka shkruar historinë e alpinizmit jo vetëm të Kosovës, shqiptarëve dhe Ballkanit por edhe atë botërore, kur bëhet fjalë për ngjitje dhe alpinizëm. Edhe Uta flet për vështirësitë që i është dashur të kalojë për të arritur aty ku është sot. Ajo shpalos para lexuesit edhe saktrificat që ka bërë për këtë veprimtri që i ka sjellë famë botërore por që në të njëjtën kohë i ka kushtuar me heqjen dorë nga jeta rinore, çfarë e jetojnë moshatarët e saj në Kosovë dhe gjithandej, në botë. Uta nuk lë pa përmendur se si satisfaksion për gjithë këtë sakrificë ka psur krenarinë e ngjitjes së flamurit të Kosovës dhe atij kombëtar shqiptar në të gjitha majat që ka ngjitur.
Temën bosht të këtij numri të revistës, përvjetorin e 18-të Pavarësisë së Kosovës e rrumbullakëson intervist me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Zvicër, Shkëlqesinë e Tij, Mentor Latifi. Ai i referohet këtij përvjetori si “hyrje në moshën e pjekurisë” të një shteti, siç është Kosova.
Një politikan i ri me rrënjë shqiptare nga Maqedonia, po bën bujë muajve të fundit me ambicien e tij për tu bërë njeriu numër një, pra kryebashkiaku i qytetit më të madh të Zvicrës, Cyrihut. Fjala është për Përparim Avdilin dhe zgjedhjet për kreun e qytetit do të mbahen më 8 mrs të këtij viti. Së këndejmi, një intervistë, portret i tij nuk mund t`i mungonte këtij numri të albinfo.ch, e cila e ka shoqëruar që nga hapat e parë rrugëtimin politik të Përparimit.
Edhe në këtë numër të revistës sonë lexuesit mund të lexojnë rublikat e tyre të preferuara, të përhershme si dhe portrete e prezantime të arritjeve të shqiptarëve të mërgatës në fusha të ndryshme, si kulturë, arsim, biznes etj.
E-Diaspora
-
“Kapërcimi i kufijve të dyfishtë, drejt një gjithëpërfshirjeje reale për refugjatët me aftësi të kufizuara” Aktiviteti, i organizuar nga NCBI Switzerland në bashkëpunim me Parlamentin e Refugjatëve, shërbeu si një platformë... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen e Opera Ball të Vjenës -
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor
Jeta në Zvicër
-
Autorë të panjohur hedhin në erë bankomatin në Breitenbach, Solothurn Bankomati dhe pjesë të ndërtesës përreth u shkatërruan nga shpërthimi i fuqishëm. Shkalla e saktë e... -
“Kapërcimi i kufijve të dyfishtë, drejt një gjithëpërfshirjeje reale për refugjatët me aftësi të kufizuara” -
Një shtetas i Kosovës në mesin e të rinjve që kanë sulmuar pedofilët e dyshuar -
E premte, data 13: Shtatë besëtytni të çuditshme zvicerane që duhet t’i dini -
Më shumë se 5 milionë franga janë shpenzuar për fushatat zgjedhore të nëntorit














