Gastronomët shqiptarë në Zvicër
Numri më i ri i albinfo.ch: “Me gastronomët shqiptarë në Zvicër”
Duke ardhur në duart e lexuesve pikërisht më 31 dhjetor, dhe duke iu kushtuar gastronomëve dhe hotelierëve shqiptarë, ky numër i revistës është edhe një sihariq për netët festive të Vitit të RI
Nga sot është në duart e lexuesve numri më i ri, i fundit për këtë vit i revistës albinfo.ch. Ky numër tematik ka në fokus gastronomët dhe hotelierët shqiptarë në Zvicër. Në më shumë se 70 faqe të ilustruara me cilësi të lartë janë prezantuar dhjetëra gastronomë, hotelierë e top-kuzhinierë shqiptarë gjegjësisht bizneset e tyre në Zvicër dhe më gjerë.
Duke ardhur në duart e lexuesve pikërisht më 31 dhjetor, ky numër i revistës është edhe një sihariq për netët festive të Vitit të RI.
Pos prezantimit veç e veç të bizneseve dhe arritjeve të tyre, albinfo.ch përmes bisedave me drejtuesit provon veç tjerash të nxjerrë në pah atë që është specifike për shqiptarët në këtë mes gjegjësisht atë që mund të quhet kuzhinë shqiptare.
Të prezantuarit tanë kanë lokale që gëzojnë respekt në vendet ku zhvillojnë biznesin. Ata janë sinonim i mikpritjes, cilësisë së lartë të shërbimeve që ofrojnë dhe punës së pakursyer që bëjnë, zakonisht së bashku me të gjithë anëtarët e familjeve të tyre.
Në këtë numër, si zakonisht, lexuesit mund të gjejnë edhe artikuj tjerë, me tematikë nga kultura sporti etj.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën










