E-Diaspora
Nushi, në ligën amerikane?
Ai mund të bëhet pjesë e Major Soccer Leage (MSL), gjegjësisht e klubit D.C. United të Uashingtonit
Lojtari i kombëtares kosovare të futbollit dhe deri dje lojtar i St. Gallenit të superligës zvicerane, Kristian Nushi pritet që së shpejti të kalojë në ligën amerikane të futbollit. Ai mund të bëhet pjesë e Major Soccer Leage (MSL), gjegjësisht e klubit D.C. United të Uashingtonit, shkruan sport-fan.ch.
Pasi që nuk ka mundur të merret vesh me St.Gallenin për nënshkrimin e një kontrate të re, 31 vjeçari Nushi ishte ndodhur para dilemës se ku do të vazhdonte karrierën e tij. Fillimisht pritej se do të nënshkruante me FC Aarau, por kjo e fundit ndërkohë ka nënshkruar me futbollistin Dusan Djuric.
Nushi ka qëndruar ditëve të fundit në kryeqytetin amerikan për të marrë pjesë në stërvitjet provuese dhe ka lënë atje përshtypje të mira. “Trajneri dëshiron të më ketë”, thotë ai. Ka qenë dëshirë e kamotshme e tij që të fusë risi në jetën prej futbollisti, gjegjësisht të provojë edhe ndonjë ligë tjetër. E vetmja shije e hidhur që mund të ketë nga kjo përvojë është se mund t`i ndërpritet procedura për shtetësinë zvicerane në rast se mbetet për kohë të gjatë jashtë vendit, përfundon sport-fan.ch.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Qirinjtë ‘made in Switzerland, mjeshtëria sfidon importet Njëherë të përdorura vetëm për dritë, lutje ose festime ditëlindjeje, qirinjtë janë shndërruar në aksesor modern... -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje












