Lajme
Nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë në Zvicër shkënuan Ditën Botërore të Gjuhëve Amtare
Në kuadër të 21 Shkurtit, Ditës Botërore të Gjuhëve Amtare, shkollat shqipe në diasporë kanë kremtuar këtë ditë me aktivitetet e tyre për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe. Edhe pse shkollat në Kantonin e Cyrihut ishin në pushimin dimëror, nxënësit e Shkollës Shqipe në Spreitenbach, Kanton i Aargaut, shprehën përkushtimin e tyre ndaj gjuhës amtare.
Vaxhid Sejdiu, mësues i gjuhës shqipe në Zvicër, thekson rëndësinë e gjuhës shqipe si “gjuhë e zemrës, e kujtesës dhe e identitetit”. Nxënësit në Spreitenbach janë shembull i përpjekjeve të diasporës për të ruajtur gjuhën dhe traditat shqiptare jashtë vendit.
Prindërit në Neuenhof dhe Spreitenbach morën pjesë aktive, duke mbështetur këtë mision të rëndësishëm edukativ dhe kulturor. Aktiviteti u pasurua edhe me një video ku fëmijët shfaqin dashurinë e tyre për gjuhën shqipe dhe dërgojnë një mesazh të fuqishëm për ruajtjen e saj.
Ky festim është një dëshmi e gjallë e përpjekjeve të komuniteteve shqiptare në diasporë për të ruajtur identitetin gjuhësor dhe kulturor të brezave të rinj.
E-Diaspora
-
Mbrëmja kulturore në Firenze bashkon diasporën shqiptare përmes filmit kosovar Diaspora shqiptare në Firenze u bë pjesë e një mbrëmjeje të veçantë kulturore fundjavën që lamë... -
Auron Shaqiri: Zëri i qytetarëve dhe i diasporës mund të ndryshojë Lozanën -
Mario Fehr: Zvicra dhe Kosova kanë një miqësi të thellë, histori dhe vlera të përbashkëta -
SHKA “17 SHKURTI” – Një shtyllë e ruajtjes së kulturës dhe identitetit shqiptar në Austri -
Lea Ypi prezanton librin e saj të fundit në Literaturhaus München
Jeta në Zvicër
-
Presion për rritjen e pagave në teleferikët e Vaud Në kantonin e Vaud, teleferikët nuk kanë një pagë minimale, dhe sindikata SCIV po denoncon kushtet... -
Pasuria në Zvicër rritet ndjeshëm – propozohet tatim mbi pasurinë -
Policia e Cyrihut do të përdorë AI në hetime -
Kompanitë zvicerane të pasigurta pas tarifave të SHBA-së -
687 milion franga zvicerane të ngrira nga rrethi i Nicolás Maduro në Zvicër













