Nxënësit nga Ballkani në gjimnaze, përfshirje me promila!
Numri i gjimnazistëve nga ky regjion, në raport me numrin e përgjithshëm mund të llogaritet më pak se 1 për qind
Sot ka qenë dita kur rreth 6000 nxënës të kantonit të Cyrihut kanë pritur me tension postierin! Ai do tu sillte atyre sihariqin për pranimin në gjimnaz, ose lajmin e keq për mospranim, që ndodh më shpesh. Sidoqoftë, vetëm rreth 24% ose më pak se çdo i katërti nxënës do të marrë lajmin e mirë. Të tjerëve u mbetet të vazhdojnë shkollimin profesional.
Përqindja e vogël e pranimit në gjimnaze të nxënësve në Cyrih dhe gjetiu ka qenë temë bosht e një artikulli të zgjeruar të gazetës Tages Anzeiger. Artikulli fokusohet edhe në përqindjen edhe më të vogël të të huajve që arrijnë të regjistrohen në gjimnaze.
Nga rreth 23% sa është përqindja e të huajve të moshës për shkollë të mesme në Cyrih, në gjimnaze janë vetëm 7%. Ndërsa, shkruan gazeta, përqindja e të huajve nga Ballkani dhe Evropa juglindore është madje edhe më e vogël.
Në fakt, numri i gjimnazistëve nga ky regjion, në raport me numrin e përgjithshëm të gjimnazistëve mund të llogaritet me promilë (!), thuhet në artikull. “Po të shikohen emrat e 850 nxënësve të gjimnazit Rämibühl të Cyrihut, vetëm 10 syresh janë me mbiemra që përfundojnë me –ic”, shkruan gazeta duke vënë theksin në numrin e vogël të ballkanasve në gjimnaz.
Sipas një studimi të realizuar nga Fondi Nacional i Universitetit të Freiburgut del se mbiemrat e huaj të nxënësve qoftë edhe pa vetëdije ndikojnë te mësimdhënësit. Kështu, ndodh që ata tu japin nota më të dobëta nxënësve me prejardhje të huaj për nivelin e njëjtë të treguar me nxënësit zviceranë.
Studimi ka konstatuar se nxënësit me mbiemra të huaj gjatë kërkimit të vendit për zanat kanë kaluar katër herë më keq se moshatarët e tyre zviceranë. Për të evituar një gjë të tillë, para disa vitesh ishte realizuar në Cyrih projekti “Smart Selection”, me ç`rast kandidatët për zanat ishin paraqitur pa emra e mbiemra. Rezultati kishte qenë befasues: diskriminimi i bazuar në mbiemër, kishte rënë tërësisht.
Ky hendikep duhet të jetë përcaktues edhe për pranimin e të huajve në gjimnaze. Ndërkaq ish udhëheqësi i projektit të përmendur Ralf Margreiter thotë se megjithatë, kur është fjala për gjimnazet, problemi është më pak akut, ndonëse diskriminimi nuk mund të përjashtohet plotësisht as këtu.
Ndërsa koordinatorët e provimit për gjimnaz në nivel kantoni thonë se një provim pa emra të kandidatëve nuk është i nevojshëm, ose merr më shumë energji se sa që sjell përfitime. Ata besojnë në korrektësinë dhe pavarësinë e kuadrove që kontrollojnë provimet.
Por, ajo që dihet është se në regjionet e banuara me zviceranë të pasur si në bregun e liqenit të Cyrihut kuotën për gjimnaz e arrijnë rreth 60 për qind e nxënësve ndërsa në lagjet dhe fshatrat me përqindje të madhe të të huajve, përfshirja e nxënësve në gjimnaze nuk e kalon 10 përqindëshin, konstaton Tages Anzeiger.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje: Veç mbrëmë u sulmuam 4 herë nga Irani Ita Gani thotë se situata është e rënduar, ndërsa në veri të Izraelit po sulmon paralelisht... -
Norvegji
Filmi i Besim Ugzmajlit shpërblehet me Çmimin “Dokumentari më i Mirë” në Norvegji -
Gjermani
Leander Veizi, drejtori i ri artistik i Theater Regensburg në Gjermani -
Dekreti i Presidentes dhe interpretimi i neneve 82 dhe 86 lidhur me shpërndarjen e Kuvendit -
“Gratë dhe dhuna në familje e shoqëri” në fokus të tryezës diskutimi në Cyrih me rastin e 8 Marsit
Jeta në Zvicër
-
Policia zvicerane përjashton sulmin terrorist pas tragjedisë me autobusin në Kerzers Tre të plagosur mbeten në gjendje kritike, ndërsa identifikimi i viktimave pritet të zgjasë disa ditë.... -
Dëshimtari shqiptar: Ai i hodhi vetes benzinë dhe pastaj i vuri flakën vetes -
Zvicër
Dyshohet për akt të qëllimshëm, 6 viktima nga zjarri në një autobus në Kerzers -
Kerzers: Dëshmitarët thonë se “një person ka përdorur qëllimisht një pajisje ndezëse” -
Guy Parmelin i tronditur nga zjarri në Chiètres












