Muzikë
Nxënësit shqiptarë kremtojnë 18-vjetorin e Pavarësisë në Schwäbisch Gmünd
Festë dhe krenari për 18-vjetorin e Pavarësisë në Schwäbisch Gmünd
Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosova, në Schwäbisch Gmünd u organizua një aktivitet festiv nga shkollat shqipe “Ardhmëria” dhe “Naim Frashëri” në Schorndorf, shkruan albinfo.ch.
Në ngjarje mori pjesë edhe diplomatja Shpresa Rama Iseni, e cila përgëzoi organizatorët dhe nxënësit për përkushtimin e tyre dhe nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, sidomos për brezat që rriten jashtë atdheut.
Nxënësit dhuruan këngë dhe recitime plot emocion, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe krenare, ndërsa mësueset Egzona Mustafa dhe Shkurte Krasniqi u vlerësuan për organizimin e shkëlqyer të festës.
Në përmbyllje u bë thirrje që prindërit të vazhdojnë të mbështesin mësimin plotësues të gjuhës shqipe, duke regjistruar fëmijët e tyre në këto shkolla, për të ruajtur dhe forcuar identitetin kombëtar brez pas brezi./Albinfo.ch.

E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Ndjenja e konsumatorëve zviceranë u përkeqësua për shkak të luftës në Iran Ndjenja e konsumatorëve në Zvicër u përkeqësua ndjeshëm në mars, duke rënë në nivelin më të... -
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër












