Kosova
Nxënësit shqiptarë nga Kroacia vizitojnë Kosovën
Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, përkatësisht nga Departamenti për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë, sot filloi ekskursioni me nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe nga Kroacia – nga rajoni i Istrës, i Rjekës, Karlovcit, Zagrebit – bashkë me mësuesit e tyre.
Ekskursioni do të zgjatë pesë ditë dhe do të ketë karakter mësimor njohës. Në kuadër të këtij ekskursioni, ata sot e vizituan Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, përcjell albinfo.ch.
Nxënësit e shkollës shqipe nga Kroacia i pritën zv.ministri i MDIS-it, Isni Kilaj, drejtoresha e DRKAKD-së, Maliqe Hashani dhe përfaqësues të tjerë të ministrisë.
“Jemi të lumtur që po e vizitoni vendlindjen tuaj dhe të prindërve tuaj. Ne, si ministri, me fondet që kemi, kemi arritur të krijojmë lidhje me gjithë diasporën tonë”, tha z. Kilaj, përcjell albinfo.ch.
Ai ka shtuar se Kroacia është një ndër vendet me diasporën më të organizuar. Mysafirët nga Kroacia falënderuan MDIS-in për mbështetjen.
Pas MDIS-it, ekskursioni i tyre do të vazhdojë me vizita në institucione shkollore, në qytete të Kosovës e Shqipërisë, me ç’rast do të njihen me historinë dhe trashëgiminë kulturore e historike të vendeve shqiptare.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha












