CH-Ballkani
NZZ: Si arriti Gjukanovic të udhëheq nga 1991 skenën politike malazeze?
Tri herë ai është tërhequr nga skena politike malazeze, për t’u riafirmuar më vonë. Të dielën Milo Gjukanovic do të konkurrojë përsëri. Ai kërkon mbështetje për president të Malit të Zi, shkruan fillimisht “NZZ”.
Prej vitit 1991 Milo Gjukanovic ka dominuar skenën politike të Malit të Zi. Atëbotë si shefi qeveritar më i ri i Europës, më pas vetëm se ka ndryshuar rolet: si president, kryeministër ose si tani kryetar i partisë më të madhe DPS. Pas zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi, ai mbështeti të afërmin e tij, Dusko Markovic. Megjithatë të dielën ai kërkon të rikthehet fuqishëm në skenën politike të vendit të vogël adriatik.
Pasi përmenden konflikte interesi mes Gjukanovicit dhe Markovicit, ku i parë dyshohet edhe për kontrabandë me cigare, më pas media shkruan për lehtësinë e fitores së partisë DPS.
“Zgjedhjet në fakt janë të lira, por jo fer: në themel nuk ka falsifikim, por as nuk është e nevojshme, sepse opozita është margjinalizuar mediatikisht dhe rrethuar nga drejtësia. Gara e konkurrentëve është gjithmonë e padrejtë,” përcjell albinfo.ch.
Instinkti totalitar i pragmatizmit
Si shef i shtetit të vogël Gjukanovic ka vendosur marrëdhënie të mira me fqinjët – Kroacinë, Kosovën. Këtu përmendet edhe ratifikimi i demarkacionit me Kosovën, që asnjëherë nuk foli kundër Prishtinës.
“Sepse Gjukanoviq e dijë se mirëqenia e tij nuk varet nga kullosat e alpeve në kufi me Kosovën, ndërsa marrëdhëniet e mira fqinjësore janë ekstremisht të rëndësishme për imazhin e tij në perëndim.”
Falë instinktit të tij të pushtetit dhe pragmatizmit, sot Mali i Zi sëbashku me Serbinë, janë vendet e vetme të Ballkanit Perëndimor, që kanë perspektivë të qartë për integrimin në BE. Edhepse hapja e kapitujve për shtetin ligjor do kalojë më me vështirësi.
E-Diaspora
-
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë... -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ja pse Gjeneva paguan më shumë për barazimin financiar në vitin 2026 Gjeneva është kantoni më i madh donator brenda Barazimit Financiar Kombëtar për herë të parë. Vitin... -
Mbi 70% e votuesve kanë dalë deri në orën 17:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Sulmet në bankomate po bien në Zvicër, por dëmet po përkeqësohen -
Një periudhë Krishtlindjesh “veçanërisht pozitive” për Migrosin -
Zvicra ofron udhëtime luksoze me tren për festën e Vitit të Ri









