Shëndetësi
Obeziteti dyfishon rrezikun për nxjerrje të gjurit nga vendi
Sipas një studimi të publikuar në “Journal of Orthopaedic Trauma”, ka rritje të dislokimeve të gjurit, sidomos te pacientët obezë
Obeziteti rrit mundësitë për nxjerrje nga vendi të gjurit, dhe nëse nuk trajtohet si duhet mund të shpie edhe në amputim të këmbëve.
Sipas një studimi të publikuar në “Journal of Orthopaedic Trauma”, ka rritje të dislokimeve të gjurit, sidomos te pacientët obezë.
Hulumtimi u bazua në më shumë se 19 mijë raste në SHBA mes viteve 2000 dhe 2012.
Nxjerrjet e gjurit nga vendi ndodhin kur ka probleme me ligamentet në nyje. Një shembull i rasteve më të shpeshta është kur një person bie në tokë dhe nuk peshon në vendin e duhur, shpjegon Dr. Joey Johnson, autor i hulumtimit, transmeton Albinfo.ch.
Në bazë të studimit, ekipi shkencor kalkuloi nga të dhënat se shanset për nxjerrje të gjurit nga vendi janë dyfish më të mëdha te obezët se sa te njerëzit me peshë normale. Për më shumë, dislokimi i gjurit te obezët shkaktonte probleme edhe në arterien kryesore të këmbës, që mund të shpijë në amputim nëse nuk trajtohet në kohën e duhur.
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta












