Lajme
Oborret e shkollave në Prizren, parkingje për mërgimtarët
Komuna e Prizrenit ka hapur oborrin e gjimnazit “Gjon Buzuku” dhe të shkollës “Lidhja e Prizrenit” për parkimin e automjeteve të mërgimtarëve, shkruan albinfo.ch.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren, Çelë Lamaj, ka kërkuar nga qytetarët që të kenë mirëkuptim edhe në shfrytëzimin e parkingjeve të tjera.
“Për bashkatdhetarët janë vënë në dispozicion dy parkingje pa pagesë brenda qytetit, në gjimnazin “Gjon Buzuku” dhe SHFMU “Lidhja e Prizrenit”, tha Lamaj.
Ai kërkon mirëkuptim nga qytetarët e Prizrenit, të cilët e shfrytëzojnë më shumë se një ditë parkingun prapa Shtëpisë së Bardhë dhe parkingun përgjatë rrugës “Nuredin Shala”, që t’i tërheqin automjetet vullnetarisht në mënyrë që t’u mundësohet mërgimtarëve që gjatë sezonit të verës t’i shfrytëzojnë parkingjet në këto lokacione deri më 30 gusht 2024.
Komuna e Prizrenit është duke i bërë të gjitha përgatitjet për pritjen e mërgimtarëve gjatë pushimeve verore.
Blerim ÇOÇAJ
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










