Kosova
O’Brien: Vuçiq e di mirë se përdorimi i forcës ndaj Kosovës është i papranueshëm
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, u shpreh se është i papranueshëm cdo sulm i mundësh i Serbisë ndaj Kosovës.
“Në Serbi, presidenti Vuçiç e di mirë se çfarëdo përdorimi i forcës ndaj Kosovës do të ishte i papranueshëm dhe do të shihej si rrezikim i trupave të NATO-s që janë atje për të mbrojtur popullatën serbe dhe shqiptare. Ai ka thënë se nuk do të ketë përdorim force. Stërvitjet jemi duke i ndjekur, por çështja thelbësore është që palët duhet t’i ulin tensionet, përfshirë edhe ato që ndërlidhen me stërvitjet e ushtrisë përreth kufirit”, tha zoti O’Brien.
Ai tha po ashtu se Serbisë i është bërë e qartë se personat e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar ndaj policisë së Kosovës në veri, duhet të mbahen përgjegjës.
Këto deklarata O’Brien i bërë në një diskutim me gazetarët, çka shtoi po ashtu se Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë zotimet e tyre të dhëna në dialogun Kosova-Serbi.
E-Diaspora
-
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? Pesë shtetet me investimet më të mëdha në Kosovë gjatë vitit 2025... -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Zvicër
-
Bashkimi i dy kompanive zvicerane të sigurimeve pritet të sjellë deri në 2,300 humbje vendesh pune Pas bashkimit të Helvetia dhe Baloise, shkurtimet e vendeve të punës mund të jenë më të... -
Qiratë e përballueshme në Zvicër, një luks i rrallë -
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës











