Uncategorized
OBSH: Covid-19 nuk është më emergjencë globale shëndetësore
Covid-19 nuk është më një emergjencë globale shëndetësore, ka deklaruar të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Komiteti i Urgjencës dhe i Rregulloreve Ndërkombëtare të Shëndetit të OBSH-së diskutoi pandeminë të enjten në takimin e tij të 15-të për Covid-19 dhe Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u pajtua që Covid-19 nuk është më një emergjencë globale shëndetësore.
“Për më shumë se një vit, pandemia ka pasur një prirje rënëse”, tha Tedros në një konferencë shtypi të premten.
“Kjo prirje ka lejuar që shumica e vendeve t’i rikthehen jetës siç ishim përpara Covid-19”, tha Tedros. “Dje, komiteti i urgjencës u mblodh për herë të 15-të dhe më rekomandoi që të shpallja fundin e urgjencës së shëndetit publik. Unë e kam pranuar atë këshillë”.
Organizata e shpalli shpërthimin e koronavirusit si një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar në janar 2020, rreth gjashtë javë përpara se ta quante atë pandemi.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? Tre muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, procesi i mbështetjes financiare për viktimat ka hyrë në... -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik













