Lajme
OBSH i kërkon Kinës më shumë informacion për situatën nga COVID-19
Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë thirrje Kinës që të bëjë publike më shumë informacione për valën e koronavirusit, pasi qeveria kineze ka thënë se rreth 60 mijë persona kanë vdekur brenda një muaji me këtë virus.
Një njoftim i tillë i autoriteteve kineze, shënon herën e parë që Partia Komuniste bën të ditura shifrat e viktimave, prej heqjes së disa kufizimeve për pandeminë në dhjetor të vitit të kaluar.
Qeveria ka thënë se 5.503 persona kanë vdekur si pasojë e dështimit të organeve të frymëmarrjes nga coronavirusi dhe 54.435 të tjerë kanë pasur kancer, sëmundje të zemrës dhe komplikime tjera, përveç COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.
Kjo shifër u referohet vetëm vdekjeve të regjistruara në qendrat mjekësore, andaj besohet se situata reale është më e rëndë.
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se informacione të tilla të detajuara duhet publikuar edhe në të ardhmen, pasi “krijojnë ide më të mirë për situatën epidemiologjike”.
Zyrtarët shëndetësorë kinezë kanë thënë me raste se “nuk është e domosdoshme” që të publikohen shifrat e sakta.
Më parë Pekini pati ndryshuar metodologjinë e raportimit të vdekjeve me coronavirus, duke thënë se do të regjistrojë vetëm personat që vdesin nga sëmundjet e frymëmarrjes.
Mirëpo diçka e tillë është kritikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila ka thënë se definicioni i ri “është shumë i ngushtë”./Reuters
E-Diaspora
-
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit Në një treg gjithnjë e më digjital, prania në rrjetet sociale nuk është më opsion, por... -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT -
Konsullata e Kosovës në Cyrih shënon 18-vjetorin e Pavarësisë mes diplomacisë dhe tingujve të Elina Dunit
Jeta në Zvicër
-
Vinjetë falas për shoferët me aftësi të kufizuara në Austri Austria u jep personave me aftësi të kufizuara të kualifikuar një skicë digjitale vjetore falas, me... -
Në temperaturën e ujit prej 5 gradësh, ujku noton nëpër liqenin e Lucernës -
Polarizimi politik në rritje në Zvicër që nga viti 1990 -
Politikanët zviceranë sfidojnë qëndrimin e OBSH-së mbi alkoolin -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT













