Lajme
OBSH në kërkim të gjenezës së koronavirusit
Kreu i OBSH-së premtoi sot se do të bënte gjithçka për të zbuluar origjinën e virusit që shkaktoi pandeminë COVID-19, duke hedhur poshtë akuzat se agjencia e KB-së i përkulet së tepërmi vullnetit të Kinës.
“Ne duam të dimë origjinën dhe do të bëjmë gjithçka për ta njohur atë”, premtoi Tedros Adhanom Ghebreyesus, agjencia e të cilit shpreson të dërgojë së shpejti një ekip shkencor ndërkombëtar në terren, në rajonin kinez të Wuhan, i konsideruar si djepi i pandemisë, raporton Afp, transmeton Albinfo.ch.
“Nuk ka asgjë për të fshehur”, tha ai.
“Pozicioni i OBSH-së është shumë, shumë i qartë, ne duhet të dimë origjinën e këtij virusi, sepse ai mund të na ndihmojë të parandalojmë epidemitë në të ardhmen”, tha Ghebreyesus.
Ekipi ndërkombëtar i përbërë nga dhjetë shkencëtarë të njohur në fushat e tyre të ndryshme të ekspertizës ka për mision të kthehet në origjinën e virusit dhe të dijë se si ai u transmetua te njerëzit, por ende nuk ka mundur të udhëtojë në Kinë, atje ku pandemia filloi në fund të vitit 2019
E-Diaspora
-
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument "Nga 9 dokumente sa janë kërkuar deri më tash, aplikimi për rikthim të shtetësisë do të... -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë Sipas gjetjeve fillestare nga policia kantonale e Fribourgut, gjithçka tregon për një shkak teknik të zjarrit.... -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë?












