Lajme
OBSH: Njerëzit të mos anulojnë pushimet, të ndërgjegjësohen
Vende të shumta evropiane po përjetojnë një rritje të re infektimesh me COVID-19, në një kohë kur masat kundër virusit janë shfuqizuar.
Shumë prej vendeve patën ndjesinë se pandemia kishte përfunduar, por të dhënat tregojnë se situata është shumë ndryshe.
Drejtori i OBSH për Evropën deklaron se njerëzit nuk duhet t’i shtyjnë pushimet, por duhet të tregohen të përgjegjshëm.
“Nuk duhet të vetëkënaqemi. Kjo nuk do të thotë se njerëzit duhet të pezullojnë pushimet, por duhet të ruhen dhe të vaksinohen. Në shtetet ku rritja e rasteve është e ndjeshme është mirë që në vende të mbyllura dhe me njerëz të mbahet maska për të mbrojtur njëri-tjetrin. Gjithashtu, ne e dimë që ka afate kohore, se duhen disa javë për t’u rikuperuar në rast sëmundjeje, pa harruar edhe qëndrimi në spital. Por sërish, ne nuk duhet të trembim njerëzit që të mos shkojnë me pushime, por t’i ndërgjegjësojmë ata”, tha dr. Hans Kluge, drejtor i OBSH-së për Evropën.
Pandemia ka prekur shëndetin mendor të qytetarëve evropianë dhe lufta në Ukrainë, në këto momente po shton presionin.
“Kontinenti evropian nuk është përballur me një shkallë kaq të gjerë që prej Luftës së Dytë Botërore dhe njerëzit janë në ankth. Ata janë të shqetësuar edhe për vetveten, sepse tani është bërë më e vështirë për të paguar për karburantet, apo për gjërat bazike, ndaj politikanët duhet ta marrin situatën seriozisht dhe të fokusohen tek pjesa më e cenueshme e shoqërisë. Sepse gjatë COVID-19-s pamë fraktura sociale dhe ekstremizëm politik. Duhet të vazhdojmë të mbrojmë njerëzit”, theksoi Kluge.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena













