Lajme
OBSH paralajmëron për një valë të dytë, “fatale” të koronavirusit
Më e keqja sa i takon epidemisë së koronavirusit në Zvicër duket se ka përfunduar - tani për tani. Por OBSH paralajmëron një valë të dytë vdekjeprurëse të infeksionit
Numri i raportuar i infeksioneve të reja në Zvicër mbetet i ulët, gjithnjë e më shumë lehtësime hyjnë në fuqi – dhe megjithatë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) thotë shumë qartë: Nuk është koha për t’u relaksuar aq më pak për të festuar, shkruan sda.ch.
Përkundrazi, vendet, në mesin e tyre edhe Zvicra, duhet të shfrytëzojnë këtë fazë dhe të përgatiten për një valë të dytë vdekjeprurëse të infeksioneve me koronavirus, transmeton albinfo.ch. Tani është “koha për përgatitje, jo për festime”, ka deklaruar drejtori rajonal i WHO për Evropën, Hans Kluge, të hënën për gazetën britanike “The Telegraph”. Ai në këtë mënyrë ka reaguar ndaj relaksimit të masave kundër pandemisë në disa vende.
Frika nga një “valë e dyfishtë”
Kluge me këtë rast ka shprehur shqetësim të veçantë për mundësinë e një “vale të dyfishtë”. “Në atë rast, ne mund të kemi një valë të dytë të gripit Covid dhe gripi sezonal ose fruthi, përcjell albinfo.ch.” Shumë fëmijë nuk janë vaksinuar kundër fruthit, ka paralajmëruar Kluge. Shtetet tani do të duhet të shfrytëzojnë këtë kohë për të forcuar kujdesin e tyre shëndetësor dhe për shembull, për të zgjeruar kapacitetet në spitale.
Numri i infeksioneve ka rënë në vendet si Britania e Madhe, Franca dhe Italia, ka thënë eksperti. Por kjo nuk do të thotë që pandemia është në përfundim. Për shkak të krizës së koronavirusit OBSH mban takimin e vet dy-ditor vjetor sot dhe të martën në internet.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













