Lajme
OBSH: Për 24 orë më shumë se 294 mijë raste të reja
Shifra më e lartë e raportuar ndonjëherë
Së fundi, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka raportuar se globalisht më shumë se 294 mijë raste u konfirmuan brenda 24 orëve nga coronavirusi – shifër e cila thuhet të jetë më e larta që nga shpërthimi i pandemisë, përcjell albinfo.ch.
Referuar të dhënave zyrtare, numri i përgjithshëm i të infektuarve botërisht ka shkuar në 21 milionë, ndërsa 771 mijë persona kanë ndërruar jetë.
Duhet theksuar se nga të gjitha shtetet, SHBA-ja është vendi i parë në botë me më së shumti raste, pasi vendi ka konfirmuar deri më tani rreth pesë milionë të infektuar dhe 170 mijë viktima.
Pas SHBA-së, radhitet Brazili në vendin e dytë me rreth 3.3 milionë raste, pasuar me Indinë e cila ka konfirmuar deri më tani rreth 2.5 milionë të prekur.
Po ashtu, rritje të dukshme të rasteve po raportohen edhe në disa vende të Evropës, pasi vetëm të shtunën Franca raportoi 3,310 raste të reja nga virusi, ndërsa Britania e Madhe konfirmoi rreth 1,000 raste për të pestën ditë radhazi.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











