Shqipëria
Plazhi shqiptar “Pasqyrat”, shpallet “më i kaltri” në botë
Për këtë projekt janë marrë pamjet e 200 vendndodhjeve nga Google Maps dhe bluja e detit është ekzaminuar për kodin e saj sipas modelit të ngjyrave RGB

Cili është deti më blu që mund të imagjinoni? Nëse ndiqni fotot në rrjetet sociale, uji më i kaltër në botë është gjithmonë pikërisht aty ku keni qenë me pushime. Ndërmarrja ofruese e shtëpive të pushimit CV Villas është përpjekur të zbulojë se cilat plazhe kanë në të vërtetë ujin më të kaltër, transmeton albinfo.ch.
Për këtë projekt janë marrë pamjet e 200 vendndodhjeve nga Google Maps dhe bluja e detit është ekzaminuar për kodin e saj sipas modelit të ngjyrave RGB. Kjo më pas është krahasuar me atë të blusë YInMn, bluja më blu në botë. Modeli RGB është zbuluar nga shkencëtarët në Universitetin e Oregonit, në vitin 2016.
Me një diferencë prej vetëm 12.4 pikësh, një plazh europian që vështirë se do të merrej me mend është në krye të listës, shkruan gazeta austriake “Kleine Zeitung”. Fjala është për plazhin “Pasqyrat” që ndodhet në jug të Shqipërisë, pranë resortit bregdetar të Sarandës dhe quhet ndryshe edhe “Plazhi i Pasqyrës”. Vendi i dytë dhe i tretë i takojnë Greqisë: Paralia Mpouka, e cila është në Peloponez, dhe plazhi Kassiopi, në Korfuz.
Me shtatë vende në top 30 renditjen, plazhet e Greqisë janë “më të kaltrat”, marrë në përgjithësi, përcjell albinfo.ch. Por ajo që befason këtu është kjo: Vetëm katër nga vendet e listuara janë jashtë Evropës. Spanja, përfshihet në renditje pesë herë, Kroacia tre herë – duke përfshirë Bririn e Artë në Braç – dhe Mali i Zi dy herë.
Lista e 30 plazheve “më të kaltra”
Plazhi “Pasqyrat”, Shqipëri
Paralia Mpouka, Peloponez, Greqi
Kassiopi, Korfuz, Greqi
Plage de la Vernette, Francë
Plazhi Kaputaş, Turqi
Voulisma, Kretë, Greqi
Plazhi Foki, Kefalonia, Greqi
Praia do Carvalho, Portugali
Omprogialos, Kretë, Greqi
Playa de los Lances, Spanjë
Troon Beach, Skoci
Briri i Artë/Miu Zlatni, Braç, Kroaci
Plazhi Ploce, Mali i Zi
Marina del Cantone, Itali
Cannon Beach, Oregon, SHBA
Cala Saona, Formentera, Spanjë
Keem Bay, Irlandë
Plazhi Antisamos, Kefalonia, Greqi
Plazhi Kutleša, Kroaci
Plazhi Štikovica, Kroaci
Platja d’es Tancats, Menorca, Spanjë
Platja des Coll Baix, Mallorca, Spanjë
Plazhi Dafnoudi, Kefalonia, Greqi
Plage Paloma, Francë
Praia da Boneca, Portugali
Cala Figuera, Mallorca, Spanjë
Plazhi i Milocerit, Mali i Zi
Plazhi Matira, Bora Bora, Polinezia Franceze
Kepi Kaliakra, Bullgari
Playa El Doradillo, Argjentinë.
E-Diaspora
-
Përjetime të paharrueshme të nxënësve shqiptarë nga Zvicra në atdhe 20 vajza dhe djem shqiptarë nga diaspora në Zvicër po marrin pjesë në edicionin e Shkollës...
-
Kosovare Asllani i dhuron fanellën e veçantë bashkatdhetares nga Zvicra
-
Itali: 20 vjeçari shqiptar plagoset rëndë me thikë
-
Ka ushtruar dhunë mbi gruan: Kosovari lejohet të qëndrojë në Gjermani, për shkak të martesës!
-
Mërgimtarit nga Suedia i vidhen mijera euro, stoli ari dhe dokumente në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Vetëvrasjet në Zvicër katërfishohen tek të moshuarit Norma e vetëvrasjeve mes të moshuarve në Zvicër ka arritur nivele rekord, kryesisht për shkak të...
-
Zvicra frankofone, një tokë e re për ullinjtë
-
Zvicra nuk ka prodhuar kurrë kaq shumë energji diellore
-
Zviceranët jetojnë mesatarisht deri në 84 vjeç, por ata duan të jetojnë deri në 93 vjeç
-
Në cilat pika kufitare zvicerane ka më shumë gjasa të përballeni me kontrolle këtë verë?