Lajme
OBSH rekomandon dozën përforcuese të vaksinës anti-Covid
Një komitet ekspertësh i OBSH rekomandoi sot administrimin e dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 për personat me imunitet të dobësuar, ndër të tjerë, për të gjitha vaksinat e miratuara nga agjensia e OKB-së.
Ekspertët e OBSH-së shpjeguan se rekomandimi i dozës së tretë nuk kishte të bënte me popullatën e përgjithshme.
“Rekomandimi që po japim tani është që njerëzve, të cilët kanë një imunitet të kompromentuar, t’u jepet një dozë shtesë, për të kthyer përgjigjen e tyre imune në nivelin e mbrojtjes së kërkuar për parandalimin e zhvillimit të formave të rënda të sëmundjes, që kërkojnë shtrimin në spital ose që shkaktojnë vdekje”, shpjegoi Dr. Kate O’Brien, Drejtoresha e Departamentit të Imunizimit në OBSH, transmeton Afp, përcjell Albinfo.ch.
“Kjo dozë e tretë duhet të ndahet nga e dyta me një deri në tre muaj”, shtoi Dr. O’Brien.
I njëjti komitet rekomandoi një dozë të tretë për personat 60 vjeç e lart të imunizuar me vaksinat antiCOVID-19 të kompanive kineze Sinovac dhe Sinopharm.
“Doza e tretë mund të jetë një vaksinë tjetër e një lloji tjetër”, tha komiteti SAGE i OBSH-së në një konferencë shtypi.
OBSH-ja ka miratuar dy vaksina mARN nga Moderna dhe Pfizer-Biontech, dy vaksina kineze nga Sinopharm dhe Sinovac, vaksina nga Johnson & Johnson dhe ajo nga Astrazeneca.
E-Diaspora
-
AMC bashkon komunitetin në Cyrih për të ndihmuar familjet në Kosovë Action for Mothers and Children (AMC) do të organizojë ngjarjen e 8-të vjetore humanitare "Save a... -
Prekazi, dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare në manifestimin “Kurora e Lirisë” në Bernë -
3 nga 4 viktimat në aksidentin e Vjenës janë shqiptarë -
E rëndë: Mërgimtari nga Skenderaj humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Austri -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri
Jeta në Zvicër
-
Shqiptari i mbijetuar rrëfen për Blick tmerrin në autobusin e djegur në Kerzers të Zvicrës Faton Morina, 32 vjeç, turist nga Kosova, ishte në autobusin postar kur ndodhi tragjedia që la... -
Sindikatat kërkojnë që 1 Maji të shpallet ditë pushimi kombëtare në Zvicër -
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve -
Shpenzimet e funeralit në Zvicër arrijnë mijëra franga dhe shpesh bëhen barrë për familjet -
Policia e Neuchâtel-it shton përpjekjet kundër mashtrimeve me “policë të rremë” që synojnë të moshuarit













