Lajme
OBSH: Viti i dytë i pandemisë do të jetë më i ashpër
Viti i dytë i pandemisë së koronavirusit mund të jetë më i ashpër sesa i pari, duke marrë parasysh mënyrën si po përhapet ky virus, sidomos në hemisferën veriore, përfshirë këtu dhe qarkullimin e varianteve të reja, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Viti i dytë i pandemisë mund të jetë edhe më i vështirë, pasi po shohim dinamikën e përhapjes së sëmundjes”, deklaroi Mike Ryan nga OBSH, gjatë një takimi virtual në rrjetet sociale.Në përditësimin e fundit epidemiologjik, OBSH-ja theksoi se javën e kaluar është raportuar për gjatë pesë milionë raste të reja me koronavirus, transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.
“Pas pushimeve, në disa shtete situata do të përkeqësohet përpara se të përmirësohet”, u shpreh Maria Van Kerkhove, po ashtu pjesë e kësaj organizate.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoritetet shëndetësore në gjithë botën kanë regjistruar mbi 90 milionë raste të infektimit me koronavirus që prej fillimit të pandemisë, ndërsa bilanci I jetëve të humbura është thuajse 1.9 milionë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij Loriani e ka nisur vitin 2026 me këmbë të mbarë, duke triumfuar në turneun ndërkombëtar në... -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj












