Ekonomi
Odat Ekonomike kërkojnë llogari nga ZRrE-ja për energjinë
Oda Ekonomike e Kosovës, ajo Amerikane dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës janë shprehur të shqetësuar në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal për mosfurnizimin e rregullt me energji elektrike për bizneset.
Ata kërkuan që ZRrE të japë llogari para deputetëve të Kosovës dhe të shtyjë afatin për hapje të tregut të energjisë për të krijuar kushtet e duhura për liberalizim e mirëfilltë të tij.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se brenda një viti dy palët duhet të ulen dhe të shohin mundësitë e furnizuesve të energjisë. Ai tha se kërkesat që po parashtrojnë duhet të merren parasysh, pasi arsyetoi se nga totali i energjisë që shpenzohet nga të gjithë në vend, 70 për qind paguhet nga bizneset e vetëm 30 për qind nga amvisëritë.
Kryetar i Odës Ekonomie Amerikane, Arian Zeka, tha se rregullat e reja dhe pakoja për energjinë elektrike krijojnë disbalancë në burimet e energjisë. Përfaqësues i ZRrE-së, Arsim Janova, përsëriti që ajo çka ka bërë ky institucion deri më tash ka qenë vetëm sipas ligjit dhe vendimeve të miratuara në Kuvendin e Kosovës.
Ai tha se ftesën nga odat nuk e ka pranuar pasi ajo ka qenë në formë akuze, e jo diskutimi.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











