Koronavirusi: çast pas çasti
Oda Ekonomike e Kosovës: Të fillohet me rihapjen e disa bizneseve
Edhe pse Kosova ende është nën masat e rrepta të lëvizjes dhe mosfunksionimit të veprimtarisë ekonomike të bizneseve, po kërkohet që nga java e ardhmshme disa prej tyre të rihapen.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, gjatë një konference për media tha se duhet të fillohet me rihapjen e disa veprimtarive ekonomike nga java e ardhshme.
Si një nga vendimet e para që duhet marrë, sipas Rukiqit, është që Prishtina të largohet nga karantina, e cila që nga 11 prilli është shpallur si zonë karantinë, duke ndaluar hyrjet dhe daljet në këtë komunë.
Ndërkaq, në nivel të Kosovës, shton Rukiqi, duke filluar nga java tjetër duhet të lejohet puna në sektorët që kanë rrezikshmëri të ulët dhe ku situata mund të menaxhohet mirë, përfshirë distancën fizike dhe masat e tjera.
Sipas komuniteti të biznesit në Kosovë, sektori i ndërtimtarisë dhe komplet sektori i prodhimit, aty ku nuk ishin lejuar të punohet, mund të rihapen.
“Gjatë muajit maj duhet të mundësohet të fillohet puna në tërë zinxhirin e shitjes me pakicë. Propozimi ynë është që kjo të lejohet në objektet deri në 800 metra katrorë dhe kjo të jetë nga java e parë e majit. Pastaj, nga java e tretë e muajit maj të mundësohet fillimi i punës në tërë sektorin e shërbimeve dhe në të njëjtën kohë të hartohet një plan operacional për hapjen graduale të sektorit të hoteleve, restoranteve dhe kafiterive si dhe transportit të udhëtarëve”, u shpreh Rukiqi.
Qeveria e Kosovës që nga rasti i parë i shënuar me 13 mars me koronavirus në vend ka marrë masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit duke bërë kufizime të aktiviteteve ekonomike.
Ekonomia e Kosovës konsiderohet të ketë pasur dëme të mëdha nga ndërprerja e detyruar e aktivitetit ekonomik.
Sipas parashikimeve të Bankës Qendrore të Kosovë si pasojë e masave emergjente për parandalimin e koronavirusit do të ketë një ulje të rritjes ekonomike nga -2 deri në -4 për qind.
Ndërkaq, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, pas pandemisë, ekonomia e Kosovës pritet të tkurret për 5 për qind, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve














