Ukraina
OKB akuzon Rusinë për shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut në Ukrainë
Një delegacion rus i nivelit të lartë, i përbërë nga 36 ekspertë ligjorë rnuk ka arritur të bindë një komision mbikëqyrës të OKB-së se qeveria ruse ka respektuar Konventën Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor.
Rusia ishte një nga gjashtë vendet anëtare në konventë, që iu nënshtrua monitorimit nga Komisioni 18 anëtarësh për Eliminimin e Diskriminimit Racor.
Komisioni, i cili monitoron zbatimin e konventës nga shtetet anëtare, shprehu shqetësim të thellë për “shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut të kryera gjatë konfliktit të armatosur (në Ukrainë) nga forcat ushtarake të Federatës Ruse dhe grupet private ushtarake kundër atyre të që janë të mbrojtur prej konventës, veçanërisht qytetarëve ukrainas”.
Anëtari i Komisionit, Mehrdad Payandeh tha se që nga nisja e sulmit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt 2022, komisioni ka marrë njoftime për shkelje dhe abuzime të rënda të të drejtave të njeriut, duke përfshirë “raste dhe praktika të përdorimit të tepruar të forcës, vrasjeve, torturës, përdhunimit dhe formave të ndryshme të dhunës seksuale”, që pretendohet se janë kryer nga shteti rus.
Komisioni ka marrë informacion edhe për marrjen me forcë dhe zhvendosjen në Rusi të banorëve dhe fëmijëve, nga territoret ukrainase të aneksuara nga Moska apo të kontrolluara prej saj.
“Ne i kemi trajtuar këto shqetësime”, tha zoti Payandeh. “Sërish, Federata Ruse nuk i komentoi këto shqetësime apo nuk dha më shumë informacion për ato”.
Në mesin e muajit prill qeveria ukrainase raportoi se më shumë se 19384 fëmijë janë marrë me forcë dhe janë zhvendosur në Rusi dhe fati i mijëra të tjerëve mbetet i paqartë.
Organizatat e OKB-së dhe të të drejtave të njeriut thonë se shumë fëmijë dyshohet se u janë dhënë për birësim familjeve ruse.
Në 17 mars, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhër arresti për Presidentin rus Vladimir Putin dhe për Maria Lvova-Belovan, Komisionere e Zyrës së Presidentit rus për të Drejtat e Fëmijëve, për përfshirjen e tyre në deportimin e fëmijëve nga territoret e pushtuara në Ukrainë.
Anëtarët e komisionit i bënë thirrje Federatës Ruse që të kryejë hetime të paanshme për të gjitha rastet e raportuara të abuzimit të të drejtave të njeriut të përmendura në raportin e tij.
Ata po kërkojnë gjithashtu t’i jepet fund praktikës së mobilizimit të detyruar ushtarake të anëtarëve të komunitetit tatar të Krimesë.
Rusia nuk ka komentuar ende raportin./VOA
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga Një kërkim në shkallë të gjerë ndaj tij deri më tani ka qenë i pasuksesshëm... -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni











