Uncategorized
OKB: Çmimet e ushqimeve rriten për herë të parë pas një viti
Agjencia për ushqim e Kombeve të Bashkuara tha se sipas të dhënave në prill, çmimet e ushqimeve u rritën për herë të parë brenda një viti. Por, megjithatë çmimet janë 20 për qind më të ulëta krahasuar me muajin mars të vitit 2022, kur u shënua rekord i rritjes së çmimeve pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.
Indeksi i çmimeve të Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë (FAO) muajin e kaluar ishte mesatarisht 127.2 pikë krahasuar me 126.5 pikë në mars.
Kjo agjenci tha se rritja e çmimeve në prill është për shkak të rritjes së çmimeve të sheqerit, mishit dhe orizit, që kompensuan rënien e çmimeve të drithërave, bulmetit dhe vajit ushqimor./Euronews
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? Tre muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, procesi i mbështetjes financiare për viktimat ka hyrë në... -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik












