Bota
OKB: Hetim të thellë nga Moska për helmimin e Navalnyt
Komisionerja e lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, kërkoi sot një hetim të thellë, transparent, të pavarur dhe të paanshëm nga autoritetet ruse mbi krimin shumë të rëndë të kryer kundër opozitarit, Alexei Navalny, i dalë nga koma, pasi u helmua në Rusi.
Bachelet, e cituar në një komunikatë, theksoi se mohimi i nevojës për një hetim të thellë, të pavaruar dhe transparent mbi këtë tentativë vrasjeje nuk përbën përgjigje adekuate.
Komisionerja e Lartë theksoi se agjentët neurotoksikë dhe izotop radioaktivë, të tillë si Novichok, të cilët specialistët gjermanë pretendojnë se janë përdorur për të helmuar Navalnyn dhe Polonium-210 janë substanca të sofistikuara që janë jashtëzakonisht të vështira për t’u marrë.
”Kjo ngre shumë pyetje”, theksoi ajo.
“Pse të përdoren substanca si këto? Kush i përdor ato? Si i morën ato?”, shtoi ajo.
Navalny, 44 vjeç, po trajtohet në Berlin dhe vendet e tjera perëndimore akuzojnë autoritetet ruse për helmimin e tij.
Novichok është një agjent nervor i krijuar në kohën sovjetike për përdorim ushtarak.
Nga ana e saj, autoritetet ruse mohojnë çdo përfshirje.
Moska ka denoncuar përpjekjet “absurde” për të akuzuar Rusinë.
“Çdo përpjekje për të lidhur Rusinë në çfarëdo mënyre me atë që ka ndodhur, është e papranueshme për ne”, theksoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident I riu shqiptar vdes në aksident rrugor gjatë udhëtimit drejt Francës... -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë -
Amerikë
Inxhinierja shqiptare në Amerikë arrin majat e industrisë kimike













