Lajme
OKB-ja, optimiste se mund ta mposhtë AIDS-in deri më 2030
Në raportin e fundit, programi i Kombeve të Bashkuara për HIV ka thënë se 37.6 milionë persona në botë kanë jetuar me këtë sëmundje më 2020
Dyzetë vjet prej raportimit të rastit të parë me virusin HIV, që shkakton sëmundjen AIDS, Kombet e Bashkuara kanë thënë se janë optimiste se ky virus mund të mposhtet deri më 2030.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për AIDS-in ka thënë se të paktën 40 shtete janë në rrugë për të shënuar 90 për qind rënie të vdekjeve të lidhura me këtë sëmundje deri më 2030, duke përfshirë nëntë shtete në lindje dhe jug të Afrikës, raporton REL, përcjell Albinfo.ch.
Në raportin e fundit, programi i Kombeve të Bashkuara për HIV ka thënë se 37.6 milionë persona në botë kanë jetuar me këtë sëmundje më 2020.
Prej tyre, 27.4 milionë janë duke pranuar trajtim – më shumë se trefish sa janë trajtuar më 2010.
Trajtimi kualitativ besohet se ka shmangur 16.2 milionë vdekje nga viti 2001.
Përgjatë dekadës, numri i personave që kanë vdekur me AIDS ka rënë për 43 për qind më 2020, ka thënë UNAIDS.
Kjo agjenci ka thënë se sëmurja me AIDS vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve të grave të grupmoshës 15-49 vjeçe në Afrikës sub-Sahariane.
Gjashtë prej shtatë të infektuarve të rinj me HIV, që raportohen në mesin e adoleshentëve të grup-moshës 15-19 vjeç në këtë rajon janë vajza./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026










