Bota
OKB kërkon 22.5 miliard dollarë ndihma humanitare për vitin 2018
Ndihma e kërkuar është 1% më shumë se vitin e kaluar. Nga këto, 7.66 miliardë dollarë janë për krizën në Siri dhe 2.5 miliardë për Jemenin
OKB ka bërë thirrje për ngritjen e fondeve për ndihmë vjetore për vitin 2018 duke kërkuar një rekord 22.5 miliardë për të ndihmuar 91 milionë njerëz. Fjala është kryesisht për ata që janë prekur nga luftërat në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, raportojnë agjencitë e lajmeve, përcjell albinfo.ch.
“Në vitin 2018 njerëzve më shumë se kurrë do t’u duhet ndihma jonë”, tha zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështje Humanitare, Mark Loukok. Nevoja për ndihmë humanitare do të jetë për 136 milionë njerëz në 26 vende, ose 5 për qind më shumë se këtë vit.
OKB, megjithatë, nuk mund të arrijë të gjithë, kryesisht për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe mungesës së ndihmës nga ana e autoriteteve apo vendeve të tjera në konflikte. Rreth 91 milion njerëz do të ndihmohen.
Nevoja për ndihmë është rritur në mënyrë të konsiderueshme në Burundi, në Republikën Demokratike të Kongos, Kamerun, Libi, Somali, Sudan dhe Republikën e Afrikës Qendrore dhe Jemen, Nigeri, Siri dhe Sudanin e jugut. Nevoja për ndihmë humanitare në Afganistan, Etiopi, Irak, Mali dhe Ukrainë pritet të ulet, por mbetet e rëndësishme.
Ndihma e kërkuar është 1% më shumë se vitin e kaluar. Nga këto, 7.66 miliardë dollarë janë për krizën në Siri dhe 2.5 miliardë për Jemenin.
Koalicioni ushtarak i Arabisë Saudite duhet të tërheqë bllokadën e tij në Jemen, ku në mes të 7 dhe 8 milion njerëz janë në prag të urisë, tha Marc Loukok. Përndryshe, kjo do të jetë një tragjedi e tmerrshme humanitare me miliona viktima çfarë nuk ka parë bota për dekada të tëra, paralajmëroi ai.
Përveç për viktimat e konfliktit, OKB gjithashtu siguroi fonde për të prekurit nga fatkeqësitë natyrore. Disa ekspertë parashikojnë një rrezik në rritje nga tërmetet vitin e ardhshëm, duke paralajmëruar organizatën.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta













