Kriza në Ukrainë
OKB: Rreth 5 milionë civilë janë larguar nga Ukraina
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) deklaroi se rreth 5 milionë civilë janë larguar nga Ukraina, për shkak të luftës me Rusinë.
Që nga 24 shkurti, kur Rusia nisi agresionin ushtarak, janë larguar kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, raporton BBC.
Ndërsa, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin në OKB, njoftoi se rreth 215 mijë shtetas të vendeve të treta, kryesisht studentë dhe emigrantë, janë larguar gjithashtu nga Ukraina për në vendet fqinje.
Më herët gjatë ditës së sotme, Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, ftoi për vizitë homologun francez, Emanuel Makron, për të parë ‘mizoritë ruse’ në shtetin që drejton.
Makron ka hezituar të përdorë fjalën gjenocid, duke deklaruar se ai “nuk ishte i sigurt se një përshkallëzim i retorikës i shërben kësaj kauze”.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur të refuzojë iniciativën popullore që kërkon që vendi t’i bashkohet... -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane












