Kosova
Oliver Varhelyi: Duhet të ketë ulje të plotë të tensioneve Kosovë – Serbi
Gjithashtu duhet të rikthehet dialogu që jep rezultate
Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, në Samitin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Tiranë ka thënë se duhet të ketë ulje të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, e pastaj të rikthehet dialogu.
“Së pari ne duhet të kemi një ulje të plotë të tensioneve mes Beogradit dhe Prishtinës. Së dyti duhet të rikthehet dialogu dhe në këtë punë të jepen rezultate, duke vënë në zbatim të gjitha marrëveshjet e mëparshme, përfshirë atë në Ohër. Së treti, të gjithë ata autorët duhet të sillen para drejtësisë dhe drejtësia jo vetëm që duhet të flasë, pra autoritet serbe plotësisht duhet të bashkëpunojnë me ne në lidhje me këtë çështje dhe kjo besoj është gjuhë e qartë, nuk mund të ketë ndonjë keqkuptim dhe një mendim personal lidhur me këtë çështje, për aq kohë sa Ballkani Perëndimor e mendon këtë zonë me si “zona me totalin zero”, atëherë duhet të ndryshojë kjo mendësi, sepse Ballkani Perëndimor do të pësojë, duhet të ndryshohet kjo qartë dhe të ndryshohet vetëm me dialogun Kosovë-Serbi”, ka thënë ai, shkruan KP.
Ai ka deklaruar se kanë investuar rreth 15 milardë euro në Ballkanin Perëndimor për të transformuar ekonomitë e këtij rajoni, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











