Lajme
Omani njeh pasaportat e Kosovës, thotë Pacolli
Çështja e njohjes nga Omani, po trajtohet me kujdes, pasi ky vend edhe zyrtarisht pranon thëllimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës
Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, pas kontakteve të fundit me përfaqësuesit e Sulltanatit të Omanit, ka bërë të ditur se ky vend, është i gatshëm të vazhdoj thëllimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike me Republikën e Kosovës.
Zëvendëskryeministrit Pacolli i është rikonfirmuar mbështetja e Omanit për popullin dhe Institucionet e Kosovës.
“Sulltanati i Omanit njeh pasaportat e Republikës së Kosovës, duke mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, të mallrave, të ideve dhe bashkëpunimin ndërbiznesor”, thuhet në njoftimin e zyrës së Pacollit.
Pacolli ka theksuar se çështja e njohjes nga Sulltanati i Omanit, po trajtohet me kujdes, pasi ky vend edhe zyrtarisht pranon thëllimin e bashkëpunimit me Republikën e Pavarur të Kosovës.
“Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, gjendet aktualisht në Afrikë në kuadër të angazhimeve lobuese për njohje të reja për shtetin e Pavarur të Kosovës. Emrat e vendet të cilat do t’i vizitoj, Behgjet Pacolli gjatë ditëve në vijim, në këtë turne lobues, tani për tani nuk do të bëhen publik”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













