Lajme
Operatorit serb në Kosovë (MTS) i ndahen 134 mijë numra
Operatorit serb të telefonisë mobile MTS-së, i janë ndarë 134 mijë numra nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike e Postare (AKREP). Prej tyre, 60 mijë numra janë mobilë dhe 74 mijë numra fiks
Bazuar në marrëveshjen e fundit për telekomin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike e Postare (AKREP) ia ka ndarë operatorit serb të telefonisë mobile MTS-së 60 mijë numra mobilë dhe 74 mijë numra fiks. Po ashtu, këtij operatori i është lejuar edhe vendosja e antenave në 30 lokacione nëpër gjithë Kosovën
Në bazë të vendimeve të AKREP, 60 mijë numra janë të telefonisë mobile, të cilat nisin nga 047/100-000 deri në 159 999. Ndërkaq, numrat e telefonisë fikse vazhdojnë të jenë ashtu siç kanë qenë deri më tash, 028, 028, 0280, etj.
Në bazë të vendimit shihet se në regjionin e Prishtinës, MTS-ja do të kenë në shfrytëzim 14 mijë numra fiks, në regjionin e Mitrovicës do t’i ketë 46 mijë numra fiks, në regjionin e Ferizajt 6 mijë numra fiks, në atë të Gjilanit do t’i ketë 8 mijë numra fiks…citon gazeta “Zëri”.
Po ashtu, këtij operatori serb i është lejuar edhe vendosja e antenave në 30 lokacione në gjithë Kosovën.
Antenat e MTS-së do të vendosen në veri të Mitrovicës, Zubin Potok, Zupçe, Zveçan, Zveçan i Vogël, Kurillë, Verbovc, Joshanicë, Banjskë, Leshak, Leposaviq, në Manastirin Sokolica, në Manastirin e Deviçit, te Patriarkana e Pejës, në Deçan (Manastiri i Deçanit), Hoçë e Madhe, Graçanicë, Ranillug, Shillovë, Budrigë e Poshtme, Shtërpcë dhe Brezovicë.
Operatori i ri serb do të funksionojë nëpër Kosovë në bazë të marrëveshjes që është arritur në Bruksel ndërmjet dy delegacioneve, Prishtinës dhe Beogradit. Nga kjo marrëveshje Kosova ka marrë kodin e saj telefonik +383, i cili është regjistruar si kod gjeografik.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror











