Lajme
Opozita dorëzon mocion për rrëzimin e “Qeverisë Mustafa”
Idenë për rrëzimin e Qeverisë e ka marrë Fatmir Limaj, kryetar i partisë NISMA për Kosovën dhe është mbështetur menjëherë nga dy partitë opozitare, AAK e LVV dhe disa ligjvënës të koalicionit qeverisës
Deputetët e partive opozitare të mbështetur edhe nga disa deputetë të koalicionit qeveritar, kanë dorëzuar sot (e premte) në mëngjes nënshkrimet me të cilën kërkojnë mocionin mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit Isa Mustafa. Marrëveshja është nënshkruar nga së paku 40 deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Idenë për rrëzimin e Qeverisë e ka marrë Fatmir Limaj, kryetar i partisë NISMA për Kosovën dhe është mbështetur menjëherë nga dy partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. Po ashtu mocionin e kanë mbështetur edhe disa deputetë nga partia më e madhe parlamentare, PDK dhe ligjvënës të tjerë, përfshirë edhe dy serbë.
Mocionin me nënshkrimin e 40 deputetëve e ka dorëzuar Pal Lekaj i AAK-së, Aida Dërguti e Vetëvendosjes dhe Enver Hoti i Nismës për Kosovën.
Tani Kryesia e Kuvendit obligohet që të thërras seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila do të mbahet më së largu brenda pesë ditëve, ku do të votohej mocioni, i cili duhet të marrë 61 vota të deputetëve për ta rrëzuar Qeverinë. Në anën tjetër, kryeministri Isa Mustafa ka udhëtuar për në Londër ku pritet të nënshkruhet një marrëveshje mirëkuptimi me BERZH-in.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











