Uncategorized
Opozita: “Kujdes President, prapa jush janë ulur të korruptuarit”
Deputetët opozitar u kthyen në Kuvend, por shpalosën disa slogane në gjuhën angleze: “Kujdes, zotëri president, të korruptuarit e gënjeshtarë janë ulur prapa jush”
Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer arriti t’i “qetësojë” përkohësisht deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës, të citë sot pas dhjetë javësh qëndruan të qetë në seancën solemne. Megjithatë, ata shpalosën disa slogane në gjuhen gjermane: “Kujdes, zotëri president, të korruptuarit janë ulur prapa jush”.
Ndërkaq presidenti i Republikës së Austrisë Heinz Fischer, gjatë fjalimit të tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, tha se shteti i tij do të vazhdojë të përkrahë Kosovën, ndërsa kërkoi qetësi dhe demokraci në Kuvend.
“Ky fjalim i imi para jush nuk mund të kalojë pa thënë diçka për bashkëpunimin midis Kosovës dhe Austrisë. Austria vazhdimisht ka pas një qëndrim pozitiv karshi zhvillimeve në shtetin tuaj dhe qasja jonë gjithmonë ka qenë kryesisht pozitive karshi asaj se si duhet të pozicionohemi. Ne si anëtar i NATO-së dhe BE-së kemi punuar dhe vepruar në drejtimin që Kosova të njihet si shtet i pavarur, që ekonomia e saj të ringjallet dhe ne”, ka thënë ai.
Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer ka apeluar të gjithë deputetët që ta respektojnë Kuvendin. “Ne kemi treguar shumë here respekt karshi demokracisë, duke krijuar një bazë të mirë ekonomike dhe sistem të qëndrueshëm ekonomik. Kjo demokraci do të funksionojë dukshëm më mirë”, ka thënë ai.
Shtetet e Bashkëpunim Evropian kanë pasur dilema se si të pozicionohen karshi Kosovës. Por sipas tij, Austria nuk e ka pasur këtë problem.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? Tre muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, procesi i mbështetjes financiare për viktimat ka hyrë në... -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik











