Lajme
Opozita në Kosovë fton qytetarët në protesta
Opozita vendosi që sërish t’u kthehet protestave për të shprehur pakënaqësitë me Qeverinë
Paritë opozitare, Vetëvendosje, AAK-ja dhe Nisma për Kosovën, u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që më 18 prill prej orës 14:00 të dalin në protesta kundër, siç thanë përfaqësuesit e këtyre subjekteve, kundër kapjes së shtetit.
Opozita vendosi që sërish t’u kthehet protestave për të shprehur pakënaqësitë me Qeverinë.
“Protestat janë e vetmja zgjidhje për këtë shtet”, ka thënë deputeti i VV-së Glauk Konjufca, në një konferencë të përbashkët për media me deputeten e AAK-së, Donika Kada-Bujupi dhe Valdete Osmani.
Konjufca ka bërë thirrje që protesta të jetë paqësore.
“Ftojmë policinë që të mos jetë e dhunshme. Por, nëse policia provokon, atëherë qytetarit nuk mund t’i mbyllet syri ndaj pushtetit dhe të thuhet se protesta do të jetë paqësore”, u shpreh Konjufca.
Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se Qeveria duhet të kërkojë falje për gjendjen në të cilën gjendet vendi, ose të shkojë në shtëpi.
“Zhvillimet e deritanishme dhe gjendja në Kosovë na ka detyruar neve si opozitë që të bashkohemi edhe një herë për këtë protestë gjithëpopullore. I ftojmë qytetaret që të na bashkohen”, deklaroi ajo.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais Sistemit të internetit Starlink të Elon Musk i është dhënë leje lokale për të hapur një... -
Zgjerimi hekurudhor i BE-së duke anashkaluar Zvicrën -
“Gjeneva Ndërkombëtare në rrezik” -
Punëdhënësit zviceranë janë optimistë për vitin 2026 -
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026












