Lajme
Opozita përmbys një kamion me produkte serbe
Të revoltuar me vendimin e Qeverisë së Serbisë, e cila ktheu mbara në Kosovë një konvojë me libra shqip, aktivistët e Vetëvendosjes përmbysen një kamion me produkte serbe
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë përmbysur sot një kamion me produkte të Serbisë, në shenjë zemërimi me një vendim që kanë marrë dje autoritete e Serbisë, ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Kamioni me dy rimorkio është përmbysur në territorin e Kosovës, derisa mbante produkte serbe të destinuara për treguan kosovarë.
Një dit më parë autoritet serbe kthyen në Kosovë një konvoj me libra shqip që ishin donacion për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevë.
“16 vjet pas luftës, autorja e masakrave dhe e shkatërrimeve të mëdha në Kosovë, Republika e Serbisë, e kontrollon dhe e shfrytëzon Kosovën ekonomikisht me produktet e saj, pa e njohur atë. Në të njëjtën kohë, Republika e Serbisë vijon të shantazhojë përmes minoritetit serb në Kosovë, duke kërkuar të ndërtojë një shtet brenda shtetit me projektin e Zajednicës”, thuhet në komunikatën për media lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje, partia më e madhe opozitare.
Këto aksione të Republikës së Serbisë, sipas kësaj partie, nuk gjejnë përgjigje reciproke nga Republika e Kosovës, “udhëheqja e korruptuar e të cilës e ka çuar Kosovën në përulje”.
“Jo vetëm që nuk po mundet Qeveria e Kosovës të vendosë regjim reciprociteti tregtar me Serbinë, duke kontrolluar kufijtë e vet, por as nuk po mundet të kujdeset për fëmijët shqiptarë në Serbi, të cilëve nuk ka mbërritur t’ju sigurojë as librat shkollorë, edhe pse ka negociuar dhe vazhdon të negociojë me Qeverinë e Serbisë për vite me radhë”, tuhet np komunikatë.
Për këto arsye, aktivistët e kësaj Lëvizjes Vetëvendosje, thuhet se do të vazhdojnë aksionet e tilla deri sa “Republika e Serbisë të pranojë reciprocitet me Republikën e Kosovës”.
“Pabarazia dhe nënshtrimi janë të papranueshme. Ata nuk i lejojnë librat tanë, ne nuk do t’i pranojmë prodhimet e tyre”, thuhet në qëndrimin e kësaj partie.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












