Shqipëria
Opozita sërish proteston në Tiranë, anulohet seanca e Kuvendit
Opozita në Shqipëri protestoi para Kuvendit, pasi deputetët e tyre një ditë më parë morën vendim për lënien e mandateve parlamentare.
Kuvendi i Shqipërisë njofton se seanca e sotme plenare është anuluar për të shmangur incidentet e mundshme. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë se për opozitën nis beteja për t’ua kthyer qytetarëve Kuvendin dhe Qeverinë.
Ai tha se Shqipëria do të ketë një të ardhme dhe kjo nuk do t’u takojë kriminelëve. “Sot bëjmë realitet djegien e mandateve, t’i bindemi urdhrit të sovranit për të mos qenë fasadë e një Kuvendi të kapur nga krimi. Beteja do të vijojë derisa të kthehet legjitimiteti. Dita e sotme, është ditë shprese”, ka thënë Basha, përcjell albinfo.ch.
Nga protesta para Parlamentit, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të largohet. E Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka thënë se kjo qeveri është zgjedhur me votat e krimit. “Kjo është mundësia e fundit për ta çuar Shqipërinë në BE. Opozita ka ofruar bashkëpunim për të bërë amendamente të ndryshme, por nuk u arrit asgjë. Nuk flasim vetëm për politikë, po pyesin shqiptarët nëse kanë mundësi për të jetuar, nëse kanë mundësi të paguajnë energjinë, ilaçet, dritat. Këtu është çështje e mbijetesës së një populli të tërë”, theksoi Kryemadhi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih













