Gjuha
Ora e parë e mësimit shqip në Calgary të Kanadasë
Për Endrit Maçin nga Tirana, e diela e 20 marsit të 2016-ës do të jetë gjithmonë në kujtesë. Në këtë ditë dy djemtë e tij, njëri 12 e tjetri 8 vjeç, e kishin ditën e parë të mësimit në gjuhën shqipe në Calgary të Kanadasë.
“Është kënaqësi, pasi pas 20 vitesh qëndrimi këtu, po arrijmë të hapim mësim në gjuhën shqipe. Kjo është një arritje e madhe e të gjithë shqiptarëve këtu”, tha Endriti. Mëseusja nga Fieri, Zoica Dhamo, me përvojë disavjeçare në arsim në Shqipëri dhe shtatë vjet e angazhuar në mësim të fëmijëve shqiptarë në Ontario, thotë se do ta ketë paksa vështirë në fillim, ngase fëmijët janë të grup-moshave të ndryshme dhe me evaluim të ndryshëm të gjuhës shqipe.
“Do të ndajmë fillimisht fëmijët në dy cikle, dhe në këtë mënyrë do ta kemi më lehtë të punojmë në të ardhmen”, tha ajo.
Dy motrat nga Gjakova, Eva 8 vjeçe dhe Bulza Shllaku, 12ç, e kishin përpara librin e specializuar për mësimin e fëmijëve të gjuhës shqipe në mërgatë, i përgatitur nga Ministria e Arsimit e Republikës së Shqipërisë. Ato thanë se në orën e parë kishin mësuar shkronjat e gjuhës shqipe, ndërsa vogëlushja që ishte e ulur afër tyre, Meli Muxha nga Tirana, rrëfente për Abetaren që e kishte lexuar ndërsa ishte në Shqipëri dhe kujtonte lulekuqen.
Libri “Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare” ishte donacion i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Ottawa për shoqatën e sapoformuar shqiptaro-kanadeze – Albanian Canadian Association of Calgary (ACAC), falë të së cilës u mundësua mësimi në gjuhën shqipe këtu. Kryetari i kësaj shoqate, Dorian Londo, nuk fshihte entuziazmin për hapjen e klasave në gjuhën shqipe, pasi ishte zotim i shoqatës.
“Ishte një sukses. Do të vazhdojmë edhe më tutje në angazhimin tonë rreth mësimit në gjuhën shqipe”, tha Londo. Sipas tij, regjistimi i fëmijëve për të ndjekur mësimin vazhdon dhe prindërit mund të regjistrojnë fëmijet duke lajmëruar shoqatën. Aktualisht mësimin e vijojnë mbi 50 nxënës dhe për momentin janë tri mësuese të angazhuara, ndërsa ka interesim të dukshëm të prindërve në Calgary që fëmijët e tyre të ndjekin këto klasa, që organizohen çdo të diele dhe zgjasin dy orë.
Nebi Murseli – http://flas-shqip.com/
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











