Lajme
Orë letrare me përkthyesen Andrea Grill
Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ organizon një orë letrare në Vjenë, me përkthyesen austriake, Andrea Grill
‘‘Mos lëshoni rastin të merrni pjesë në këtë aktivitet letrar, i cili do të mbahet në Musikquartier, në qendër të Vjenës’’, shkruan në ftesën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’. Kjo ngjarje kulturore do të mbahet të premten, me 19 shtator 2025, duke filluar nga ora 18:00, raporton albinfo.at.
Ky manifestim do të drejtohet nga Anton Marku ndërsa pjesë të përzgjedhura nga krijimtaria e Andrea Grill do të lexohen nga poetja Gabriela Muja. Me disa pika muzikore në piano do të paraqitet Vlora Melchard.
Përkthyesja austriake Andrea Grill ishte vetëm 17 vjeç kur shkoi për herë të parë në Shqipëri. Ishte viti 1992. Për të ky vend, i cili i kishte dhënë sinjale të çuditshme qëkurse ishte fëmijë, ishte një botë që duhej zbuluar. Një aventurë. Ajo sot është një shkrimtare që po fiton vend të rëndësishëm në letërsi si shkrimtare dhe si përkthyese. Në Austri Andrea Grill ka botuar disa libra, ndër ta edhe një roman, ku personazhi qendror është një shqiptar. Në fakt në të gjithë librat e saj ka aroma Shqipërie.
Si është të përkthesh nga një gjuhë kushtimisht e ‘‘vogël’’ në një gjuhë të ‘‘madhe’’, cilat janë sfidat me të cilat ballafaqohet një përkthyes, si e sheh Andrea Grill letërsinë shqipe të shkruar në Ballkan dhe si atë në diasporë, si ndërlidhet roli i përkthyesit me atë të shkrimtarit. Këto dhe tema të tjera do të jenë në fokus të këtij bashkëbisedimi, njofton albinfo.at
Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ do të përmbyllë aktivitetin e saj për këtë vit me një orë letrare, e cila do të mbahet po ashtu në Vjenë, me 21 nëntor, me shkrimtarin Primo Shllakun nga Shkodra dhe poeten Vlora Ademi nga Prishtina.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komediani shqiptar Taulant Gashnjani “T-Ronimo” në 7 vs. Wild Content Creator dhe komedian me rrënjë shqiptare, Taulant Gashnjani nga Aargau, i rritur në Cyrih, njihet... -
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Pension i dyfishtë për 430 pensionistë në Moutier, 830 mijë franga të paguara gabimisht Pas kalimit të qytetit Moutier nga kantoni i Bernës në kantonin e Jurës më 1 janar... -
Zvicra reagoi me maturi ndaj presionit italian pas lirimit të menaxherit ku ndodhi tragjedia në Crans Montana -
Emetimet nga aviacioni tejkalojnë ndotjen urbane në Cyrih -
Shaqiri shkëlqen në derbi: Hat-trick spektakolar dhe fitore dramatike për Baselin ndaj Cyrihut -
Publiku frëngjishtfolës i shmangu kinematë vitin e kaluar, me një rënie prej 15%












