Lajme
Orë plotësuese për nxënësit e riatdhesuar
Nxënësit që kthehen në Kosovë deri në muajin prill, nuk do ta humbin vitin, pasi që autoritetet në Prishtinë kanë parashikuar orë shtesë për t'i plotësuar orët e humbura
Më shumë se 5 mijë nxënës kosovarë e kanë ndërprerë shkollimin dhe kanë ikur me prindërit e tyre ilegalisht në shtetet e Bashkimit Evropian. Nëse këta nxënës kthehen në Kosovë deri në muajin prill, nuk do ta humbin vitin, pasi që autoritetet në Prishtinë kanë parashikuar orë shtesë për plotësimin e kohës së humbur.
Azem Guri është këshilltar politik në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Kosovës. Ai tha se disa nxënës tashmë janë kthyer nga vendet e Bashkimit Evropian, ku kishin migruar më familjet e tyre, dhe kanë filluar procesin mësimor, por që nuk dihet numri i saktë i tyre.
“Deri në muajin prill, sipas një analize që kemi bërë, të gjithë ata që kthehen nuk do të kenë vështirësi rreth humbjes së mësimit. Kurse për të gjithë ata që do kthehen pas muajit prill, ne do të analizojmë dhe të shohim varësisht prej numrit të ditëve, gjegjësisht orëve që kanë humbur, në mënyrë që të shohim se a do të kenë mundësi të futen në provime të klasës në mënyrë që mos ta humbin vitin”, thekson Guri për REL.
Ekspertët e çështjeve të arsimit, ndërkaq konsiderojnë se përveç nevojës së mbajtjes së orëve plotësuese, nevojiten edhe këshillime pedagogjike dhe psikologjike për nxënësit e riatdhesuar, të cilët e kanë humbur edhe dëshirën për mësim.
“Duhet të kemi parasysh faktin se një numër prej tyre mund të humbin edhe vullnetin për mësim, për faktin se për një periudhë 2-3 mujore janë larguar nga shkolla dhe kjo kërkon që ti kushtohet kujdes edhe këshillimeve pedagogjike”, deklaroi Dukagjin Pupovci, udhëheqës në Qendrën për Arsim të Kosovës.
“Pra, mos të mendojmë se këtu bëhet fjalë vetëm për përmbajtjen, por mund t’i ketë humbur edhe disa shprehi të cilat tani duhet ti rikthehen”, thotë ai.
Ndryshe, të gjitha venet e Bashkimit Evropian kanë marrë vendim për t’i riatdhesuar të gjithë kosovarët që kanë ikur ilegalisht. Madje dy ditë më parë janë kthyer mbi 100 persona nga Austria, Gjermania dhe Hungaria. Këta të riatdhesuar kanë emigruar jashtë vendit gjatë fundit të vitit 2014 dhe fillimit të vitit 2015.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive Biletat e skive shënojnë rritje në vitin 2026... -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane -
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar












