Lajme
Organizata zvicerane për ndihmë refugjatëve, kundër favorizimit të ukrainasve
Trajtimi i pabarabartë në mes të refugjatëve nga Ukraina dhe të tjerëve, të afrdhur nga zonat me luftime, nuk mund të shpjegohet, kritikon SFH
Organizata kryesore zvicerane që mbron refugjatët Schweizer Flüchtlingshilfe (SFH) kërkon që leja F për pranimin e përkohshëm të refugjatëve të zëvendësohet me status pozitiv të mbrojtjes, pra, me njohje të azilit.
Statusi i ri i mbrojtjes duhet të shprehë qartë dhe pozitivisht dhënien e mbrojtjes dhe nuk duhet të përmbajë asnjë cilësim të natyrës “së përkohshme”, transmeton albinfo.ch. Prandaj SFH propozon që emërtimi i statusit të ri të jetë “mbrojtje humanitare”.
Statusi i ri duhet t’u mundësojë personave të prekur të aplikojnë për leje të rregullt qëndrimi (Vizë B) pas pesë vitesh në Zvicër, shkruan srf.ch. Për më tepër, mbështetja shtetërore, gjegjësisht ndihma sociale, duhet të jetë e njëjtë për këta njerëz si për refugjatët me status të njohur.
Ngjashëm me refugjatët ukrainas që sot janë të vetmit që gëzojnë statusin “S”, ata që pranohen përkohësisht vijnë shpesh nga vendet me gjendje të luftës. Prandaj, trajtimi i pabarabartë për këtë arsye nuk mund të shpjegohet, kritikon Schweizer Flüchtlingshilfe.
Përveç kësaj, në këtë status duhet të përfshihen edhe liria e udhëtimit dhe mundësia e bashkimit familjar si dhe e drejta për të ndërruar kantonin, përcjell albinfo.ch. Ndihma sociale duhet gjithashtu të jepet në të njëjtën masë si për refugjatët me status të pranuar.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse Që nga 1 janari, tani është e mundur të blini energjinë elektrike direkt nga fqinjët tuaj... -
Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura -
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar -
Rritet kriminaliteti në Graubünden












