Lajme
Organizata zvicerane ndihmon 10 fshatra të Klinës
Organizata qeveritare zvicerane CDI, së bashku me Komunën e Klinës dhe Qeverinë e Kosovës, janë duke realizuar projektin e ujësjellësit në dhjetë fshatra të Komunës së Klinës të cilat kanë probleme me ujësjellës, e për të cilat do të investohen mbi 1 milion euro
Komuna e Klinës, në bashkëpunim me Organizatën qeveritare Zvicerane CDI dhe Qeverinë e Kosovës, janë duke realizuar projektin e ujësjellësit në dhjetë fshatra të Komunës së Klinës të cilat kanë probleme me ujësjellës, e për të cilat do të investohen mbi 1 milion euro, raporton albinfo.ch.
Fshatrat që do të përfitojnë nga ky investim janë: Sferkë, Volljakë, Dush, Gremnikë, Grabanicë, Qypevë e Ulët dhe e Lartë, Resnikë, Bingjë dhe Grapcë.
Këto projekte janë në fazën përfundimtare dhe shumë shpejt do të jenë në shërbim të qytetarëve pasi që ka mbetur vetëm montimi i pompave të ujit. Njëherësh, gjitha kyçjet ilegale do të eliminohen.
Përveç këtij projekti të madh kapital dhe shumë të rëndësishëm në infrastrukturën ujore, në fazën e dytë, parashihet edhe rregullimi i ujësjellësve në fshatrat Caravikë, Qabiq, Zabergjë, Gllarevë dhe Përqeve, ku janë paraparë rreth 700 mijë euro.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”










