Kosova
Organizata zvicerane ndihmon shëndetësinë në Malishevë
Organizata zvicerane që merret me sektorin e shëndetësisë AQH ka dhuruar një donacion në mjete pune për shëndetësinë në komunën e Malishevës, në vlerë prej 32 mijë eurosh, përkatësisht ka dhënë tetë pako në mjete për gjashtë Qendra të Mjekësisë Familjare dhe dy pako për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, njofton komunikata komunale, transmeton Koha.net.
Sipas drejtorit të QKMF-së në Malishevë, Nuhi Morina, këto pako në mjete pune përbëjnë otoskop, oftamoskop, peshore, reflektor, inhalator, çanta për punë në terren dhe mjete të tjera, që janë të nevojshme për punë të përditshme në qendrat mjekësore.
Me këtë rast, drejtori Morina e ka falënderuar AQH-në, e cila në vazhdimësi e ka ndihmuar QKMF-në.
Për këtë donacion, organizatën AQH e ka falënderuar sot edhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti. “AQH në vazhdimësi e ka përkrahur shëndetësinë në Malishevë me mjete pune dhe me trajnime dhe për këtë, në emër të drejtorisë e falënderoj AQH-në, pasi këto mjete pune ndihmojnë në masë të madhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore, si dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve”.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë










