Sporte Luftarake
Orges Arifi merr medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të karatesë
Orges Arifi ka fituar sot sërish medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të karatesë.
Në Yerevan të Armenisë, Arifi, përfaqësues i Shqipërisë, pësoi disfatë në finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë nga Akhmed Akhmedov.
Rusi, që garon me flamurin e Federatës Evropiane të Karatesë (EKF) dhe që në gjysmëfinale e kishte eliminuar karateistin tjetër të Kosovës, Islam Selmanin, fitoi me rezultatin 2:1 pas luftës, transmeton albinfo.ch.
Për Arifin ishte paraqitja e dytë në finale të Kampionatit Evropian të karatesë. Deri në finalen e Evropianit të kategorisë deri në 60 kilogramë në Armeni, Arifi i fitoi katër luftëra. Me rezultat 2:1 e eliminoi Balsha Vojinoviqin e Malit të Zi në raundin e parë. Në raundin e dytë fitoi 4:2 ndaj karateistit çek, Martin Drabeg. Luftë të fortë zhvilloi edhe me spanjollin Urko Primicia Velasco, të cilin e mundi 1:0.
Në gjysmëfinale fitoi 5:3 ndaj karateistit të Bosnjë-Hercegovinës, Kenan Shiljak.
Ndryshe, vitin e kaluar, Arifi e fitoi medaljen e argjendtë në Evropianin që u organizua në Zarë të Kroacisë.
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













