Maqedonia
Osmani në Shkup: Të zbatohet ligji për gjuhën shqipe
Në vizitën e parë si presidente e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Vjosa Osmani u bëri thirrje autoriteteve maqedonase që të fuqizojnë rolin e shqiptarëve si shtetformues dhe shtetndërtues.
Në foltoren e Parlamentit të RMV-së, ajo kërkoi edhe përdorim të përpiktë të gjuhës shqipe nëpër institucionet shtetërore.
“Rritja e investimeve në vendbanimet ku jetojnë shqiptarët, fuqizimi i mëtejmë i njësive të vetëqeverisjes lokale me kapacitete dhe financa, shpresoj të shihet si prioritet. Në këtë mënyrë krijohen mundësi shtesë që qytetarëve t’u ofrohen shërbime sa më cilësore, si dhe të garantohet përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha institucionet e shtetit”, u shpreh Osmani.
Ajo kujtoi arritjet e shqiptarëve në RMV pas konfliktit të vitit 2001, si universitetet në shqip, përfaqësimi në institucione dhe kërkoi edhe më tej të fuqizohet roli i tyre në shtet.
“Sot në Maqedoninë e Veriut funksionojnë disa universitete që ofrojnë programe studimi në gjuhën shqipe, ato garantojnë ruajtjen e identitetit, përderisa hedhin themelet e diturisë që ndihmon në integrimin e tyre të plotë të shqiptarëve në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut. Pa dyshim se ruajtja dhe kultivimi i gjuhës shqipe është element shumë i rëndësishëm në zhvillimin e bashkëjetesës”, tha Osmani.
Nga ana tjetër, homologu maqedonas, Stevo Pendarovski, kërkoi bashkëpunim për të penguar ndikimin nga palë të treta që duan destabilizimin e rajonit.
“Ne mbështesim vendimin e BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën. Në takimin me presidenten Osmani biseduam edhe për mundësitë për avancimin e të drejtave të maqedonasve në Kosovë, në kohën kur fatkeqësisht janë riaktivizuar disa propaganda të huaja”, deklaroi ai.
Në ditën e dytë të vizitës së saj në RMV, presidentja kosovare do të marrë pjesë në disa evenimente të organizuara nga shqiptarët si emërimi i një rruge në Çair të Shkupit si “Ibrahim Rugova”, dekorimi me urdhrin “Hasan Prishtina” i të ndjerit Arbën Xhaferi, si dhe do të dhurojë libra për bibliotekën e Manastirit.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












