Kosova
Osmani në vizitë zyrtare në Turqi, viziton fabrikën e dronëve
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e parë të vizitës në Turqi, ka vizituar Fabrikën për prodhimin e dronëve “Baykar” dhe ka zhvilluar takime me Bordin e Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike të Turqisë (DEIK) dhe me Odën Tregtare të Stambollit.
Në Fabrikën për prodhimin e dronëve “Baykar”, Presidentja Osmani është njoftuar për arritjet në sferën e avancimit teknologjik dhe inovacionit të ndërlidhur me sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë.
Ndërkaq në takim me Bordin e Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike të Turqisë (DEIK) dhe me Odën Tregtare të Turqisë, Presidentja Osmani ka ftuar bizneset turke për investime në Kosovë, duke e përmendur ambientin e përshtatshëm, infrastrukturën ligjore që i mbron bizneset si dhe kapitalin e jashtëzakonshëm njerëzor që ka vendi ynë.
“Ne synojmë investime të qëndrueshme në të gjithë sektorët, dhe në veçanti në fushën e industrisë ushqimore, bujqësisë, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), energjisë së ripërtëritshme, turizmit, tekstilit, plastikës, drurit apo metalit”, ka theksuar presidentja Osmani, transmeton Albinfo.ch.
Ndërkaq në takim me Odën Tregtare të Stambollit, Presidentja Osmani tha se ka hapësirë të madhe për t`i eksploruar mundësitë që bizneset kosovare të hyjnë në tregun turk, sikurse edhe anasjelltas.
“Jam këtu për t`ua përcjellë mesazhin se Kosova është një treg i hapur që po kërkoni për investimin tuaj të ardhshëm të madh dhe serioz”, është shprehur Osmani.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













