Kosova
Osmani paralajmëron njohje të reja për Kosovën
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se vendi ka hyrë në një fazë të re dinamike në procesin e sigurimit të njohjeve ndërkombëtare, duke paralajmëruar se gjatë pjesës së parë të vitit 2026 priten zhvillime pozitive në këtë drejtim.
Ajo theksoi se Kosova po i afrohet gjithnjë e më shumë mbështetjes së dy të tretave të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, një prag i rëndësishëm në konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.
Osmani sqaroi se, ndonëse janë intensifikuar kontaktet me shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën, emrat e tyre nuk do të bëhen publikë për të mos rrezikuar procesin.
Sipas saj, gjatë këtij viti Kosova ka siguruar katër njohje të reja, si rezultat i një angazhimi të vazhdueshëm diplomatik, ndërsa aktualisht shumë shtete janë pranë marrjes së vendimeve për njohje.
Presidentja u bëri thirrje edhe institucioneve dhe akterëve të tjerë që të shmangin publikimin e këtyre kontakteve, pasi një veprim i tillë, sipas saj, shpeshherë shfrytëzohet nga Serbia për të ushtruar presion dhe për të penguar këtë proces.
Në këtë kuadër, Bahamas është bërë së fundmi shteti i 121-të që e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër












