Kosova
Osmani pas dënimit të Vukotiçit: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar
Sistemi gjyqësor i Kosovës sot ka dënuar serbin Zoran Vukotiç me 10 vjet burgim për dhunim seksual, ndaj një gruaje kosovare
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas dënimit prej 10 vjet burgim që iu shqiptua një ish-polici serb për dhunime seksuale.
“Një hap i rëndësishëm, pasi që ky është i pari rast që është dënuar një polic serb për dhunim seksual”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka kërkuar drejtësi edhe për gratë e tjera që ishin viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Por, të mos harrojmë se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ne kemi nevojë për përgjegjësi dhe drejtësi për mijëra gra të tjera kosovare që nuk e kanë marrë atë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













